Bislimi: Më mirë një marrëveshje e mirë se sa e shpejtë

E publikuar: 15/01/2020 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të ndërtimit të koalicioneve në Kosovë që të kemi një ndarje kaq të detajuar të pushtetit, andaj edhe po vonon marrëveshja.

“Më mirë është një marrëveshje e mirë se sa e shpejtë”, ka thënë Bislimi n T7

Tutje ai merr shembull krijimin e qeverisë mes dy partive më të mëdha në Gjermani.

Bislimi shton se VV, përkundër që fitoi zgjedhjet, e ndau programin qeverisës me LDK-në.

“Nëse ju kujtohet një deklaratë në emision e Vjosa Osmanit tre ditë para zgjedhjeve, ajo kishte thënë që kur të fitojnë zgjedhjet, me cilëndo parti që shkojnë në koalicion, do të veprojnë sipas programit të tyre. Ne kemi ndarë programin me ta” , ka shtuar Bislimi.