Bisedat telefonike të grupit të Azem Sylës flasin për korruptimin e Dino Asanajt (Foto)

30.04.2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bisedat telefonike të grupit të Azem Sylës flasin për korruptimin e Dino Asanajt (Foto)

Azem Syla është përgjuar duke folur dhe duke dhënë urdhra anëtarëve të grupit të tij. Ai është munduar të jetë i kujdesshëm duke përdorur shumë shkurt një telefon dhe një sim kartelë. Hetimet tregojnë se grupi ndjente vetën aq të fuqishëm, sa kurrë nuk dështon. Përmendet korruptimi me 80 mijë euro i Dino Asanajt. Bisedat telefonike shpjegojnë bindjen se të gjithë i hanë paratë, përfshirë Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin.

Azem Syla ka përdorur dhjetëra telefona e sim kartela për të komunikuar me “grupin e tij kriminal”. Vetëm pak ditë ka folur me të njëjtin telefon dhe numër.

Këtë e ka bërë si masë sigurie për të mos rënë në përgjim.

Megjithatë, të tjerët që kanë qenë duke u përgjuar nuk i kanë ndërruar telefonat sikurse ai. Dëshmitë e nxjerra nga këto përgjime konfirmojnë dyshimet se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka drejtuar, menaxhuar dhe financuar një grup vrasësish në biznesin e tokave të shtetit.

Anëtarët e këtij grupi janë të dënuar së bashku me Nazim Bllacën.

Insajderi sjell detaje të këtyre bisedave dhe dyshimeve të Prokurorisë që rëndojnë mbi Azem Sylën, i arrestuar të premten. Ai ka dalë para gjykatës sipas kërkesës së Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Vendimi pritet të merret gjatë të shtunes.

Hetimet e deritashme të Prokurorisë tregojnë se grupi ka përfituar milion a euro me pronat e shtetit. Këtë dyshohet se e kanë arritur me ryshfet, ndikim dhe me kërcënime.

Mes njerëzve të korruptuar nga grupi i Azem Sylës përmendet i ndjeri Dino Asanaj, kryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Asanaj ka vdekur verën e vitit 2013. Zyrtarisht është thënë se ka kryer vetëvrasje, duke therur vetën 12 herë me thikë.

Korruptimi i të ndjerit, sipas Prokurorisë, konfirmohet nga bisedat e përgjuara telefonike në mes të Shaban Sylës dhe Ramadan Ukës, dy anëtarë të dyshuar të grupit.

Biseda mes tyre është incizuar më 4 qershor 2010.

Gjatë kësaj bisede, Ramadan Uka deklaron se ka një takim me një person të tretë nga një organ publik.

Ramadan Uka: “E kemi ba it… ne kemi abuzuar, ne kemi kërcënuar, ne kemi bërë kopje, ne kemi paditur, ne kemi shkruar letra, ne kemi bërë pesë kopje, ne kemi bërë autorizimin, ne kemi pasur takim, ne kemi caktuar takim me atë Dinon, pra ju mos u brengosni për asgjë dhe unë thash dëgjo njeri, ne jemi njerëz që nuk dimë të humbim dhe nuk kemi dhënë paratë për gjithçka por i kemi dhënë paratë sepse kemi faktet. Me kërkesën e parë, me përgjigjen nga gjykata dhe me letërnjoftimet, me pesë kopje dhe gjithçka që duhet sepse ne duam që kur ta dërgomë në kadastër askush nuk mund të na padis”.

Aso kohe, Shaban Syla ndodhej në paraburgim ndërsa Ramadan Uka në liri.

Pastaj Shaban Syla, ankohet se me gjithë faktin se kanë paguar një ryshfet prej 80 mijë eurosh, rasti nuk është përfunduar.

“Në atë kohë, pagesa për të transferuar pronësinë e ngastrave të tokës ka ardhur nga AKP, prandaj ata kanë paguar ryshfet Dino Asanajt. Kjo e vërteton deklaratën e Nazim Bllacës në këtë pikë.  Bllaca shpjegoi që ryshfeti që duhet të paguar zyrtarëve të lartë sikurse Nuhi Uka ishte rreth asaj shume”, thotë prokurori në kërkesën për caktimin e paraburgimit për Azem Sylën.

nazim bllaca

Biseda tjetër sipas Prokurorisë është e qartë dhe konfirmon këto dyshime të bazuara.

Shaban Syla: Po, e gjithë kjo që përmende, por më trego ditën kur t’i do të kesh përfunduar.

Ramadan Uka: Dëgjo, takimi i parë zyrtar do të jetë të hënën në ora 8 e 30.

Shaban Syla: Pra, kjo do të thotë që ai nuk ka bërë asgjë.

Ramadan Uka: Kush nuk ka bërë?

Shaban Syla: Ti, po thu që ai nuk ka bërë asgjë sepse ai ka bërë shumë. Ti qëndro i qetë.

Shaban Syla: Dani, kur personi kërkoi 80 mijë, ai duhet të thotë unë do ta përfundojë këtë ditë.

Ramadan Uka: Pavarësisht se a është duke i kërkuar ai pagesat, duhet të hiqen.

Shaban Syla: Personi që do ta përfundojë punët ai duhet të thotë unë do ta përfundojë në këtë ditë dhe duhet ta përfundojë.

“Është domethënëse gjithashtu se Ramadan Uka mundohet të jetë i matur dhe të mos flas në telefon. Shaban Syla është më zemërhapur sepse ai e di se njerëzit tjerë me ndikim vjedhin tokat shoqërore në të njëjtën mënyrë”, shpjegon prokurori.

Ramadan Uka: Unë të them mos fol në telefon.

Shaban Syla: Pse mos me fol, qysh është puna? Edhe autoritetet janë gjithandej. Edhe Hashim Thaçi, edhe Fatmir Sejdiu mund ta hanë. Të gjithë janë t’u vjedh.

Hetimet konfirmojnë po ashtu se personi që merr vendimet përfundimtare është Azem Syla. Ai është përgjuar duke folur me anëtarët e grupit në dhjetëra raste. Madje, ka folur edhe me anëtarët e grupit që ndodheshin në burg. Bisedën e fundit me Shaban Sylën e ka pasur me 1 mars të këtij viti.

Si fakt Prokuroria përmend një bisedë të  9 qershorit 2010 në mes të Arton Vilës dhe Shaban Sylës për sa i përket për anulimin e një prej shitjeve mashtruese në emër të Arton Vilës. Aty përmendet roli i Azem Sylës.

Arton Vila: Prapë kam pranuar një thirrje nga Gjykata.

Shaban Syla: Për çka është ajo?

Arton Vila: Është për anulimin e kontratës.

Shaban Syla: Dreq, nuk e di pse vjen të ti.

Arton Vila: Të lutëm kontrolloje se çka po ndodh. Daja tha le Shabanin të merret me këtë.

 

fahredin gashi

Prokuroria thotë se nga tri biseda të 4 qershorit 2010 është kuptuar se Fahredin Gashi ishte një nga pjesëtarët e paktë të grupit që kishte të drejtë të merrte instruksione nga Azem Syla, të zbatojë urdhrat e tij, ndërlidhet dhe komunikon me persona tjerë dhe jashtë grupit kriminal, në mënyrë që të përcjellë udhëzimet dhe sugjerimet nga Azem Syla.

“Vetë Azem Syla ka folur në mënyrë sporadike me anëtarët tjerë të grupit përmes telefonave të ndryshëm mobil të cilët ishin përdorur nga ai vetëm në disa raste në mënyrë që të mos identifikohet dhe përgjohet”, thotë Prokurori në kërkesën për paraburgim.

Insajderi mëson se Prokurori përmend 10 biseda telefonike që nuk janë relevante për rastin, por që tregojnë se si të gjithë të tjerët ishin të varur nga Azem Syla dhe se si ai vlerësonte vartësit e tij.

“Roli i Azem Sylës del edhe nga një bisedë tjetër e 23 qershorit 2010 në mes të Avdylrrahman Brajshorit dhe gruas se tij, ku burri i referohet një shume parash që Azem Syla kishte transferuar në llogarinë e saj bankare. Nyrtene Brajshori, pastaj në vitin 2012 do të jetë blerëse e dukshme e një parcele të tokës në një shitje të rreme”.

Këtë transaksion të Azem Sylës prokurori e sheh si ndihmë financiare për grupin kriminal.

Shaban-Syla-635x358

Azem Syla ka biseduar me Shaban Sylën edhe gjatë kohës sa ishte në paraburgim. Syla është munduar ta qetësojë atë në burg.

Në një bisedë të përgjuar në mes të Leotrim Sylës dhe babait të tij Shaban Syla, telefoni i jepet për të folur Azem Sylës. Azem Syla i thotë Shabanit që të jetë i durueshëm sepse disa zhvillime pritet të ndodhin së shpejti.

Një bisedë tjetër të zhvilluar më 1 mars 2016, paraqitet vetë Azem Syla duke u munduar ta qetësojë Shaban Sylën në mënyrë të ngjashme.

Përmes këtyre përgjimeve, pozita e Azem Sylës si kreu i grupit konfirmohet si në të kaluarën, po ashtu edhe tash.

Insajderi ndërkohë, do të sjell detaje të shitjes së pronave, procedurave, dhe transaksioneve milionëshe të tregtimit të pronës së shtetit. Insajderi.com

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK