Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

17.01.2020 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

E ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Së fundmi ky institucion ka vendosur datën se ku do të zhvillohen zgjedhjet në universitete dhe ajo do të jetë 8-të maji.

Shahini u shpreh në studio se procesi zgjedhor fillon në datën 9-të prill dhe kandidatët kanë një muaj kohë të zhvillojnë fushatën zgjedhore. Është hera e parë sipas ministres që zgjedhjet në universitete do të zgjidhen në mënyrë autonome pa përfshirjen e qeverisë.

Në të kaluarën thotë ajo Ministria e Arsimit ka nxjerrë rregulloren dhe ka mbikëqyrur të gjithë procesin. Shahini u shpreh se shpreson shumë se do të ketë kandidatë me integritet në fushën e kërkimit shkencor, si edhe pedagogë të mirë që e kuptojnë rëndësinë e mësimdhënies së mirë. Në studio ministrja shprehu hapur edhe dëshirën e saj.

Ajo dëshiron që në këtë proces zgjedhor nëpër universitete të ketë sa më shumë kandidate femra, pasi sipas Shahinit bota akademike në Shqipëri ka mbetur shumë mbrapa se nga të gjitha fushat e tjera përsa i përket fushatës zgjedhore.

“Zgjedhjet janë në fakt me 8 majë dhe procesi zgjedhor fillon në 9 prill, kanë një muaj kohë pra që ta bëjnë fushatën zgjedhore. Ajo çfarë pres është që përfundimisht të zbatohet në plotninë e vet ligji i arsimit të lartë, që parasheh një autonomi më të madhe për universitetet. Këto janë zgjedhjet e dyta që organizohen pas futjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, por janë të parat ku universiteti i organizon vetë. Në zgjedhjet e para Ministria e Arsimit ka nxjerrë rregulloret e zgjedhjeve dhe ka mbikëqyrur të gjithë procesin. Tani universitetet duhet ta bëjnë vetë dhe duhet ta bëjnë në mënyrë të drejtë, duke mos diskriminuar askënd dhe duke promovuar njerëzit më të mirë të shkencës dhe akademisë. Unë me të vërtet po shpresoj që do të kemi më shumë kandidate gra. Bota akademike në Shqipëri ka mbetur shumë mbrapa nga të gjitha fushat e tjera përsa i përket barazisë gjinore. Shpresoj që do të ketë kandidat me integritet në kërkimin shkencor dhe pedagog të mirë të cilët e kuptojnë edhe rëndësinë e mësimdhënies së mirë. Pas të gjithë protestës së studentëve, pas ndërmarrjes që patëm me paktin për universitetin, unë pres që edhe universiteti tash ta bëjnë pjesën e vet”, u shpreh Besa Shahini./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Mbyllet një çerdhe në Tiranë, përkeqësohet situata e koronavirusit në Shqipëri

Mbyllet një çerdhe në Tiranë, përkeqësohet situata e koronavirusit në Shqipëri

Merret vendimi për Testin e Arritshmërisë

Merret vendimi për Testin e Arritshmërisë

Rreth 50 persona po presin rezultatet e testit për koronavirus në Prishtinë

Rreth 50 persona po presin rezultatet e testit për koronavirus në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së: Çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme

Ambasada e SHBA-së: Çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme

Trusti thotë se nuk ka vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale

Trusti thotë se nuk ka vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale

Maqedonia e Veriut regjistron 5 të vdekur dhe 104 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut regjistron 5 të vdekur dhe 104 të infektuar me koronavirus

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, reagon MPJD-ja

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, reagon MPJD-ja

Ramadani fton partitë t’i angazhojnë aktivistët në luftë ndaj koronavirusit

Ramadani fton partitë t’i angazhojnë aktivistët në luftë ndaj koronavirusit

Shqipëri: 69 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: 69 raste të reja me COVID-19

“Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”

“Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”

Thaçi për Lajçakun: Të dihet se dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke, çdo qasje tjetër do jetë dështim i plotë i juaji dhe i BE-së në Kosovë

Thaçi për Lajçakun: Të dihet se dialogu duhet të përfundoj me njohje reciproke, çdo qasje tjetër do jetë dështim i plotë i juaji dhe i BE-së në Kosovë

Hoti ka thënë se në takimin me Presidentin Hashim Thaçi kanë diskutuar për dialogun me Serbinë

Hoti ka thënë se në takimin me Presidentin Hashim Thaçi kanë diskutuar për dialogun me Serbinë

Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë

Ministri Reçica premton rritje të pensioneve bazë

Kompania kineze thotë se vaksina e saj nxit prodhimin e antitrupave kundër Covid-19

Kompania kineze thotë se vaksina e saj nxit prodhimin e antitrupave kundër Covid-19

Në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

Në trafik, rrihen me kubëza betoni e sëpatë 9 anëtarët e dy familjeve në Prishtinë

12 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

12 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës