Berlusconi i zhgënjyer, Mihajlovic rrezikon shkarkimin

E publikuar: 22/10/2015 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zhgënjimi i radhës dhe një heshtje varri. Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e kuqezinjëve ndaj Interit në trofeun Luigi Berlusconi. Vetëm pak orë pas ndeshjes, numri 1 i Milanit shprehu gjithë pakënaqësinë e tij duke deklaruar: Nuk kam asgjë për të thënë, kam mbetur keq nga kjo disfatë pasi do të preferoja të kishim fituar. Ishte një tjetër figurë e keqe e skuadrës sonë. E ardhmja e Mihajlovic? Ku i dihet”. Me këto fjalë Silvio Berlusconi la edhe njëherë tjetër të kuptohet se ky Milan nuk e bind aspak dhe ai që rrezikon më shumë për momentin është trajneri serb Sinisa Mihajlovic.

Përreth 46-vjecarit ballkanas presioni është i madh dhe sfidat e radhës ndaj Sassuolos dhe Chievos mund të rezultojnë decizive përsa i përket fatit të trajnerit në krye të stolit të Milanit. Mihajlovic ka humbur shumë kredite në sytë e presidentit dhe për ti ndryshuar mendim Berlusconit, tekniku serb do të ketë nevojë për disa fitore radhazi që të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Milanit. Fjalët e numrit 1 të kuqezinjëve kanë qenë mëse të qarta dhe për Sinisa Mihajlovic, 180 minutat e radhës do të thonë me të vërtetë shumë.