Berisha për çekët: Vrasje e pabesë që na turpnon si shqiptarë

E publikuar: 04/07/2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipnisë Sali Berisha ka reague ndaj vrasjes mbramë të dy turistëve çekë në Prekal të Dukagjinit.
Berisha e quen krim horror, vrasje të pabesë, akt kanibalesk vrasjen e dy turistëve.
Ai deklaron se ky asht nji atentat i randë ndaj moralit, virtytit të mikpritjes dhe kodit të saj.
Ky asht nji krim horro, nji vrasje e pabesë, e njajtë me nji akt kanibalesk, – shkruen Berisha në profilin e tij në facebook, derisa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.
Ma tej, Berisha u ban thirrje banorëve të Prekalit dhe të gjithë zonës që me informue Prokurorinë për çdo të dhanë që munden me pasë për ngjarjen që ka tronditë kaq thellë shqiptarët.
Ish-kryeministri i ban thirrje edhe qeverisë së Shqipnisë që me e trefishue shumën e shpërblimit për informatorët, si dhe me dhanë garanci për këdo që informon saktë për autorët e kësaj vrasjeje “që sot na ban me u skuqë të gjithëve”.