Benitez ia ndërron rolin Ronaldos

E publikuar: 05/06/2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez do ta aktivizojë Cristiano Ronaldon në rol të ri.

Me sistemin 4-2-3-1, ylli portugez në vend të krahut të majtë do të luajë si qendërsulmues, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Benitez ka paralajmëruar ndryshime në skuadër, dhe një prej tyre është edhe rreshtimi i futbollistëve në fushë, që duket se do të jetë në një modul të ri.