Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

E publikuar: 17/01/2020 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ngeciet e deritashme të dy partive që janë duke biseduar për lidhjen e koalicionit nuk e sheh si shtytje për arsye të parimeve, por si reflektim i interesave të tyre për t’i ndarë pozitat shtetërore që janë në istitucionet e Kosovës.

Në intërvistën e tij për gazetë onlinë Infosot, Berisha ka bër përgjegjës kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti se nuk është i gatshëm t’i marr përgjegjsitë që i takojnë, dhe po thirret se kinse janë kërkesat e LDK që po stopojnë lidhjen e koalicionit.

“Pas zgjedhjeve tash dihet fituesi, z. Kurti dhe LVV e kanë mandatit për gjetjën e një zgjidhje në bisedimet që po i zhvillojnë me LDK’në. Mos të frikësohet dhe të fshihet kinse pas kërkesave të partnerit”

Ndërsa opsionin për rritjen e ministrive sipas Berishë, po bëhet për arsye të apetiteteve dhe largim nga parimet që i kishin shfaqë gjatë kohës sa ishin opozitë LVV dhe kryetari i saj.

“Ky opsio për t’i rritur Ministritë dhe ndryshuar propozimin e tyre, tregon se këta po kanë më shumë interes për pozita e jo që po bllokohen për parime”, ka thënë Berisha.

Deputeti i AAK’së ka folir edhe për Qeverinë Haradinaj, ku tha se ndihen krenarë për qeverisjen e tij, si parti.

E për zgjedhjet e brendshme dhe dorëheqjen e Kryetarit të deritshëm Ramush Haradinaj, Berisha e sheh vetëm si rrugë që tregon se AAK ka nevojë për reflektim të brendshëm që lidhet me rezultatitn e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai paralajmëron se do ketë disa kandidat për postin e Kryetarit të partisë.