Bayerni fiton duelin e prestigjit, por PSG vazhdon nga vendi i parë (Video)

E publikuar: 06/12/2017 05:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munichu ka fituar me rezultat prej 3-1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Robert Lewandowski e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tetë të ndeshjes.

Ndërkaq, Corentin Tolisso e shënoi golin e dytë (37′) dhe e vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, Kylian Mbappe realizoi me kokë (50′), pas një asistimi të bukur nga Edinson Cavani.

Tolisso e shënoi edhe golin e dytë personal (69′) duke e vendosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Paris Saint-Germaini kualifikohet nga vendi i parë në Grupin B, kurse Bayern Munichu vazhdon tutje nga vendi i dytë.

Të dyja skuadrat kanë nga 15 pikë, mirëpo ekipi francez ka golaverazh më të mirë nga përballjet direkte.

Celticu do të luajë në Ligën e Evropës, pasi ka golaverazh më të mirë nga përballjet e drejtpërdrejta kundër Anderlechtit. /Telegrafi/