Bayern-Benfica: Formacionet e mundshme, Sanches nga fillimi

E publikuar: 27/11/2018 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tentim për të mbajtur pozitën e parë në Grupin E në Ligën e Kampionëve, Bayern Munich duhet të fitojë kundër Benficas.

Pas formës së dobët në Bundesliga, bavarezët dëshirojnë t’iu kthehen fitores në garën më të madhe për klube dhe kështu të kthejnë buzëqeshjen te tifozët.

Bayerni është favorit, përkundër mungesave me të cilat po përballet.

Në dyshim është Franck Ribery, kurse në vend të tij pritet të luajë Serge Gnabry, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-3-3): Neuer; Kimmich, Sule, Boateng, Alaba; Muller, Javi Martinez, Renato Sanches; Robben, Lewandowski, Gnabry.

Benfica (4-3-3): Vlachodimos; Andre Almeida, Conti, Ruben Dias, Grimaldo; Fejsa, Pizzi, Gabriel; Rafa Silva, Jonas, Cervi.

Në Grupin E prinë Bayerni me 10 pikë, i ndjekur nga Ajaxi me tetë pikë, kurse Benfica ka katër pikë. I fundit në grup është AEK-u me zero pikë. /Telegrafi/