Basha pas takimit me ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

22.08.2019 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Basha pas takimit me ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

Kryeopozitari i Shqipërisë, Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend.

Pas takimit, Basha deklaroi se gjermanët “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane.”

Basha komentoi edhe vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të kaluar në Prokurorinë e Dibrës dosjen 184.

“Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Ramës. Mbyllja e dosjes 184 nga Katicat e Ramës bëhet për të hequr dosjen nga SPAK. Katicat e Ramës në prokurori duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, tha kreu i demokratëve.

Çështja e Agim Kajmakut, kryebashkiak i Vorës, u komentua gjithashtu nga kryeopozitari Basha. Sipas tij, Kajmaku është me dosje të hapur penale në Greqi dhe për këtë fakt është në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama e njeh dosjen penale të Agim Kajmakut. E kanë informuar partnerët ndërkombëtarë. Pyetja ështe edhe sa kryebashkiakë të kriminalizuar ka futur Edi Rama?”, tha ai.

Basha theksoi se “kriza politike zgjidhet me zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.”

“Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojnë se Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm dhe duhet të dalë prej saj”, deklaroi kreu i PD-së, raporton Tch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Haziri dhe Abrashi pjesëmarrës në kongresin e EPP-së në Zagreb

Haziri dhe Abrashi pjesëmarrës në kongresin e EPP-së në Zagreb

Lirimi Janevës nxit akuza mes prokurorisë dhe gjykatës

Lirimi Janevës nxit akuza mes prokurorisë dhe gjykatës

Frika nga drejtësia, të paktën 10 veteranë të rrejshëm largohen vullnetarisht nga listat

Frika nga drejtësia, të paktën 10 veteranë të rrejshëm largohen vullnetarisht nga listat

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Tahiri: Është koha të lëvizim drejt anëtarësimit në Konventat e Hagës

Tahiri: Është koha të lëvizim drejt anëtarësimit në Konventat e Hagës

Policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba për një ditë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 400 gjoba për një ditë

Kurti thotë se sapo të bëhet kryeministër do të nisë reciprocitetin e plotë me Serbinë

Kurti thotë se sapo të bëhet kryeministër do të nisë reciprocitetin e plotë me Serbinë

Klinë: Policia arreston dy të dyshuar për vjedhje, po kërkojnë edhe një person

Klinë: Policia arreston dy të dyshuar për vjedhje, po kërkojnë edhe një person

Fëmijët nuk po i gëzojnë të drejtat që u takojnë, bëhet thirrje për respektim të ligjit

Fëmijët nuk po i gëzojnë të drejtat që u takojnë, bëhet thirrje për respektim të ligjit

14 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit

14 aktakuza të ngritura për vepra të ndryshme penale gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit

Publikohet një video e rrallë e Ramush Haradinajt në kohë lufte, vëmendje merr frizura e tij

Publikohet një video e rrallë e Ramush Haradinajt në kohë lufte, vëmendje merr frizura e tij

Thaçi ndan dekoratë për Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë

Thaçi ndan dekoratë për Zyrën e Bankës Botërore në Kosovë

Infarkti i miokardit, nga janari në QKUK janë trajtuar 967 pacientë

Infarkti i miokardit, nga janari në QKUK janë trajtuar 967 pacientë

Agim Veliu iu përgjigjet akuzave të Fatmir Sejdiut për tradhti

Agim Veliu iu përgjigjet akuzave të Fatmir Sejdiut për tradhti

76 aktakuza për 24 orë

76 aktakuza për 24 orë