Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

29.06.2020 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

Barcelona është e përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Quique Setien, nëse rezultatet nuk përmirësohen në mënyrë drastike dhe skuadra s’e fiton titullin në La Liga dhe trofeun në Ligën e Kampionëve.

Trajneri veteran, i cili e zëvendësoi trajnerin e shkarkuar Ernesto Valverden në janar, e ka humbur besimin e lojtarëve të Barçës, por as bordi i klubit nuk është i kënaqur me punën e tij kohëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Goal.com mëson se Setien do të shkarkohet në verë, nëse skuadra e tij nuk bën diçka të jashtëzakonshme deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Ish-trajneri i Real Betisit nënshkroi kontratë dyvjeçare e gjysmë me Barçën në janar, por siç qëndrojnë gjërat ai nuk do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të saj.

Pushteti i lojtarit në Barcelonë është i fuqishëm – i udhëhequr nga yje si Lionel Messi dhe Gerard Pique – dhe zhveshtorja ia ka kthyer shpinën Setienit për shkak të hutisë rreth taktikave të tij dhe të pakënaqësisë me komentet e tij në media.

Por ka një rrugë të vetme përmes të cilës Setien mund ta shpëtojë punën e vet, fitimin e titullin në ligë dhe triumfin në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është dy pikë prapa liderit dhe rivalit, Real Madrid, në renditjen e La Ligës, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve, Barça do të përballet me Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në gusht, pasi në ndeshjen e parë barazoi 1:1 në Itali, para se sezoni të pezullohej shkaku i pandemisë koronavirus.

Xavi – një legjendë në Camp Nou – e ka pranuar se është duke u përgatitur për ta udhëhequr Barcelonën dhe nëse Setien shkarkohet, atëherë 40-vjeçari pritet ta zërë vendin e tij. /Gazeta Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

Interi me përmbysje dramatike pas dy golave në fund të takimit

Interi me përmbysje dramatike pas dy golave në fund të takimit

Dua Lipa bëhet femra e parë që arrin këtë sukses

Dua Lipa bëhet femra e parë që arrin këtë sukses

Barcelona në kaos, futbollistët kundër trajnerit

Barcelona në kaos, futbollistët kundër trajnerit

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Jurgen Klopp i përmirësoi të gjithë, përveç Kariusit – thotë legjenda e Liverpoolit

Jurgen Klopp i përmirësoi të gjithë, përveç Kariusit – thotë legjenda e Liverpoolit

Solskjaer: Ka ardhur koha që Manchester Unitedi të fitojë trofe

Solskjaer: Ka ardhur koha që Manchester Unitedi të fitojë trofe

“Jam në Real Madrid për shkak të rrethanave, jo sepse dua”

“Jam në Real Madrid për shkak të rrethanave, jo sepse dua”

Muriqi – Tufan, sigurojnë 3 pikë për Fenerbahçen

Muriqi – Tufan, sigurojnë 3 pikë për Fenerbahçen

Barcelona lëshon fitoren nga duart

Barcelona lëshon fitoren nga duart

Një gol dhe një asist – Muriqi, vendimtar në fitoren e Fenerbahces

Një gol dhe një asist – Muriqi, vendimtar në fitoren e Fenerbahces

IHMK: Moti për ditën e nesërme

IHMK: Moti për ditën e nesërme

Dhurata Dora lanson këngën e re “Ferrari”

Dhurata Dora lanson këngën e re “Ferrari”

Lewandowski i rekordeve, a do ta fitojë ‘Topin e Artë’?

Lewandowski i rekordeve, a do ta fitojë ‘Topin e Artë’?

Nëntë dezinfektues duarsh që janë shumë të rrezikshëm për lëkurën

Nëntë dezinfektues duarsh që janë shumë të rrezikshëm për lëkurën

“Ronaldo ka nevojë të luajë për t’u përmirësuar”

“Ronaldo ka nevojë të luajë për t’u përmirësuar”