Barcelona transferon Arthurin

E publikuar: 10/07/2018 08:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka bërë transferimin e parë për sezonin e ri që pritet të startojë në muajin gusht.

Katalunasit kanë njoftuar se edhe zyrtarisht në radhët e veta sollën mesfushorin e skuadrës së Gremios, Arthurin.

Ky i fundit ka nënshkruar kontratë që vlen deri në vitin 2024 dhe kap shifrat e 31 milionë eurove, nëntë shtesë në formë të bonuseve.

Klubi katalonas po ashtu ka njoftuar se klauzola e largimit të lojtarit është 400 milionë euro.

Theksojmë se 22-vjeçari deri më tani me klubin brazilian kishte fituar Kupën e Brazilit dhe Kupën Libertadores.

Ndryshe, kampioni aktual spanjoll ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me tre lojtarë të akademisë – Minguezan, Guillem Jaimen dhe Jandron. /Telegrafi/