Barcelona po e monitoron Keita

E publikuar: 22/08/2017 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona po e vëzhgon mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita, teksa klubi po insiston që të nënshkruajë me të para përmbylljes së afatit kalimtar veror, raporton Mundo Deportivo.

Keita, që ka qenë cak i Liverpool për një kohë të gjatë, ishte vëzhguar nga përfaqësuesit e Barcelonës gjatë humbjes së Leipzig nga Schalke vikendin e kaluar, ndërkaq Leon Goretzka po ashtu është nën vëzhgim.