Barca poker ndaj Deportivos, gati për ‘El Clasico’ (Video)

E publikuar: 18/12/2017 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është treguar e pamëshirshme kundër Deportivo la Corunas në ndeshjen e javës së 16-të në La Liga. Në takimin e zhvilluar në La Liga, katalunasit fituan me rezultat 4-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 29-të me golin e Luis Suarez, i cili shënoi pas asistimit nga Lionel Messi. Argjentinasi nuk u tregua aspak egoist. Ai kishte mundësi të shënojë, por ia pasoi topin uruguaianit.

Në minutën e 41-të, Paulinho ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shënuar golin e dytë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, pati një moment të dyshimtë te një rast i Suarezit, të cilit nuk iu pranua një gol.

Porsa filloi pjesa e dytë, Luis Suarez e shënoi golin e dytë personal në këtë takim. Sergi roberto ishte asistues.

Ndërkaq, pesë minuta më vonë, edhe Paulinho e shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë (75′). Ky ishte edhe rezultati përfundimtar në këtë takim.

Barcelona është lider në tabelën e La Ligas me gjashtë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

(Foto: Getty Images)

Rivali i përbetuar, Real Madrid, është 11 pikë prapa, ndërsa në xhiron e ardhshme zhvillohet superderbi ‘El Clasico’, në Santiago Bernabeu.

Deportivo La Coruna numëron 15 pikë dhe është në vend të 17-të me vetëm tri pikë larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/