Barça kërkon mbrojtës

E publikuar: 22/06/2017 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti katalunas do të përforcojë radhët në mbrojtje gjatë verës dhe Soares shihet si mundësi e mirë

Barcelona do të nënshkruajë me Cedric Soares të Southampton, por gjiganti i Premierligës duhet të paguajë 25 milionë funte për shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

Mediat britanike raportojnë se ish mbrojtësi i Sporting Lisbon është një nga caqet kryesore të skuadrës katalunase dhe Saints nuk do ta pengojnë këtë kalim, nëse ofera është në nivel.