Banka Qendrore e Singaporit shpreson që blockchain-i të mbijetojë kur monedhat kriptografike të dështojnë

E publikuar: 21/01/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Bankës së Singaporit tha ditën e Hëne se shpresonte që teknologjia që fshihet pas monedhave kriptografike blockchain ti mbijetojë rrëpirës në të cilën mund të përfundojë kjo para dixhitale.

Shtet qyteti është pozicionuar si qendra e fintech – teknologjisë financiare – megjithatë ka kërkuar kujdes të lartë nga qytetarët e tij të cilët duan të investojnë në monedha kriptografike.

“Shpresoj që kur ethet të kenë kaluar dhe kur monedhat kriptografike të kenë dështuar, teknologjia që fshihet pas tyre të mos humbasë vlerën e saj të vërtetë,” shprehej Ravi Menon.

Menon nuk hodhi poshtë idenë e implementimit të një monedhe shtetërore kriptografike për publikun por ishte i sigurtë se nuk përbën një ide të mirë. /PCWorld Albanian