Balotelli me 175 km/orë, gjobë dhe i hiqet patenta

E publikuar: 16/05/2015 14:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Balotelli përbën më shumë lajm jashtë fushave të futbollit sesa brenda tyre.

Sulmuesi 24-vjecar i cili po kalon një periudhë të errët në Premier League me Liverpoolin, ka përfunduar sërish në qëndër të vëmendjes së mediave italiane dhe atyre angleze për një veprim aspak të hijshëm.

Gjykata i ka pezulluar patentën për 28 ditët ardhshme dhe ka dënuar me 1250 Euro gjobë Supermarion për thyerje të rregullores. Ky vendim i gjykatës angleze ka ardhur për shkak se Balotelli 3 Dhjetorin e kaluar është ndaluar nga policia teksa ngiste Ferrarin e tij M62 në mesnatë me një shpejtësi prej 175 km/orë.

Ish sulmuesi i Milanit, Manchester City-it dhe Interit në atë moment u arsyetua me faktin se nuk e kishte kaluar limitin e shpjetësisë por kjo nuk i mjaftoi Balotellit për ti shpëtuar dënimit.

Cështja kaloi në gjykatë dhe kjo e fundit e shpalli fajtor Supermarion i cili përvec se duhet të paguajë 1250 Euro gjobë, për 28 ditët e ardshme duhet të udhëtojë gjithmonë si pasagjer pasi i është pezulluar leja e drejtimit.