Ballkanit i buzëqesh Superliga – tri finale për klubin që shkëlqeu me lojë, organizim dhe tifozëri

E publikuar: 01/05/2018 01:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ballkani i Suharekës është afër rikthimit në Superligë pas një mungese disavjeçare.

Çfarë është e vërteta Ballkanin ka qenë në Superligë vetëm në edicionin 2010/2011, ku në mungesë stadiumi ndeshjet i zhvillonte sa në Rahovec sa në Prizren.

Pas një sezoni interesant, ata pësuan në ndeshjen e barazhit dhe ranë një nivel më poshtë.

Por këtë vit është ndryshe. Ballkani po vjen në Superligë, për të mos dalë pas një viti.

Skuadra e Balkkanit (FC Ballkani)

Me trajner Bekim Shotanin dhe me përforcime si Visar Berisha, Liridon Kukaj, Berat Hyseni, Qëndrim Sejdiu, Durim Gashi, Armend Ruxhi e Ramadan Kryeziu, duke ia shtuar këtu edhe sulmuesin që ka shëprthyer këtë vit, Leotrim Gashi, klubi portokallezi nuk di për humbje në pranverë.

Një festë pas ndeshjes (Foto: Ballkani)

Klubi tani është në dorën e Cima Construcion dhe kryetarit të klubit Arsim Kabashit.

Tani lider 60 pikë nga 27 ndeshje, kërkojnë edhe dy fitore në tri ndeshje për tu futur direkt në Supeligë.

Kundërshtarët e tyre janë KEK-u dhe Vushtrria me të cilën takohen pas një jave.

Pamje e stadiumit nga droni (foto: Ballkani)

Trajneri Bekim Shotani thotë se është e vështirë dhe ende nuk ka filluar festa, por beson qe do të mbarojë me sukses. Ai në 10 ndeshje nuk ka pësuar ende humbje.

“Po për momentin kemi zhvilluar 10 ndeshje dhe kemi tetë fitore dhe dy barazime me gol-diferencë 20:3”.

“Gjithçka është duke shkuar mire dhe jemi në vendin e parë. Merita shkon për kryetarit Arsim Kabashin me shokë, lojtarët për angazhim si dhe kushtet shumë të mira për punë me infrastrukturë dhe mjete përcjellëse”.

Pamje para ndeshjes (Foto: FC Ballkani)

“Nuk po mungon përkrahja e shikuesve në asnjë ndeshje, gjithmonë i kemi lojtarët e 12-të.  Gjasat janë reale për Superligë që të futemi direkt.  Kemi edhe tri ndeshje”

“Nuk guxojmë të kënaqemi pa e siguruar definitivisht Superligën.  Dy ndeshje i kemi brenda vendas dhe një mysafir. Na nevojiten së paku gjashtë pikë, apo dy fitore” ka thënë Shotani për Telegrafin.

Trajneri që ka punuar në vjeshtë me Drenicën në Superligë dhe tani në Ligën e Parë me Ballkanin, thotë se dallimi i këtyre skuadrave që e duan Superligën këtë sezon me ato të elitës është i vogël.

Tifozëria që në çdo ndeshje ishte pas tyre (foto: FCBallkani)

Ballkani në tri ndeshjet e fundit luan me 2 Korrikun dhe Trepçën në shtëpi, ndërsa udhëton të Vushtrria.

Ballkani dhe Xhebrailat pritet të jenë në Superligë në edicionin e ardhshëm, nëse ju ecën gjithçka mirë në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/