Bale luan ndaj Rayos

E publikuar: 08/04/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Bale është përshirë në listën e plotë të lojtarëve të Real Madridit për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos.

Trajneri Carlo Ancelotti të martën deklaroi se uellsiani është në dyshim për lojë, pas një dëmtimi që mori në përballjen e fundjavës ndaj Granadas.

Megjithatë, duket se ai i ka kaluar problemet fizike dhe është në dispozicion të italianit.

Nuk dihet nëse Bale do të luajë nga minuta e parë, sidoqoftë këët vendim do ta marrë trajneri.


Skuadra e plotë e Real Madridit:

Portierë: Casillas, Keylor Navas, Pacheco.

Mbrojtës: Varane, Ramos, Coentrao, Marcelo, Carvajal, Nacho.

Mesfushorë: Kroos, James, Bale, Isco, Lucas Silva, Modric, Illarra.

Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema, Chicharito, Jesse.