Bale i jep sinjale të mira Realit

E publikuar: 08/02/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uesllsiani mund të kthehet shpejtë në fusha të blerta, pas lëndimit që e mbajti jashtë që nga muaji nëntor i vitit të shkuar

Zinedine Zidane shumë shpejt mund ketë sërish në dispozicion Gareth Bale.

Uellsiani ka qëndruar jashtë fushave të blerta për më shumë se dy muaj, për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë.

Rikthimi i uellsianit pritet të ndodhë në muajin mars dhe me shumë gjasa ai do të ketë mundësi të aktivizohet dhe në takimin e kthimit kundër Napolit, në Ligën e Kampionëve.

Bale u dëmtua më në nëntor të vitit të kaluar, gjatë ndeshjes kundër Sporting Lisbon.