Bajram Gecaj: Qe qysh e ka emnin daja i forte i Bajramit

E publikuar: 04/09/2015 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuem n’Rrokum Rroll, Bajram Gecaj, keshilltar i Kryeministrit Isa Mustafa, foli rreth Asociacionit dhe mendimeve dhe interpretimeve rreth tij.

I pyetun nga moderatori Fidan JUpolli, qysh e ka emnin daja i tij, i cili ishte protagonist i disa shkrimeve te zotit Gecaj qe lidhen me rastet e dhunes se Vetevendosjes, zoti Gecaj tha se ai i ka tete daje, dhe daja i forte emnin perkedheles e ka – ‘Cubi’.

Kur e pyeti Jupolli, çka kish me ba daja me ja nguc nipin, Gecaj tha se – kish me kall krejt! – tue ndjek vijen e humorit qe nikoqiri Jupolli e kishte zgjedhe per me e hape biseden me zotin Gecaj.

Biseda vazhdoi rreth nji teme te nxehte qe po e ban Kryeministrin dhe LDK me u perballe me kritika te ashpra te opozites, sidomos te Levizjes Vetevendosje.

Keshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj, tha se marreveshja per Asociacionin asht nenshkrue dhe ne marreveshje parashihet mos me pase te drejta egzekutive.

Asociascioni i Komunave Serbe asht i detyruem me i respektu ligjet e Kosoves, e nese nuk i respekton, ligji vepron edhe ndaj tyne.

“Njerezit po folin ne gjuhe te pergjithesueme, por duhet me fole ne gjuhe konkrete. Ky Asociacion nuk ka me e bosnizue Kosove”, tha Gecaj.

I pyetun se çka fiton Kosova nga ky Asociacion, Gecaj u pergjigj:
“Per here te pare Kosova ka me shtri sovranitetin e vet ne krejt vendin”.

Te drejtat e ketij Asociacioni jane me prue vendime tue bisedue mes veti krejt komunat serbe qe e formojne kete Asociacion.

 

Lidhun me kundershtimet qe po i ban opozita per kete Asociacion, Gecaj tha se keta deputete qe po protestojne, njihere e kane aprovue, sepse kjo marreveshje u aprovue prej 90 deputeteve ne Kuvend.

“Partia AAK tash po e kritikon Asociacionin, por ata e kane pase nji perfaqesues te tyne ne bisedimet ne Bruksel”, shtoi Gecaj.