Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka fituar bindshëm balotazhin për këtë komunë, ndërsa ka falënderuar qytetarët për votat dhe policinë për punën e bërë.
“Falënderoj Policinë e Kosovës dhe qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Rezultati është mbi 63 për qind për Agim Bahtirin, por mund të shkojë edhe në 68 për qind”.