Babai i internetit kërkon shpërbërjen e gjigandëve të teknologjisë

E publikuar: 02/11/2018 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandët e teknologjisë si Facebook dhe Google janë shndërruar në forca kaq dominuese në internet saqë mund të duhet ti shpërbëjmë paralajmëroi babai i internetit Tim Bernes-Lee.


Berners-Lee, një shkencëtar kompjuterik i cili shpiku World Wide Web (WWW) në 1989 tha se ishte i zhgënjyer me gjendjen e internetit sot pas skandaleve të abuzimit të të dhënave dhe përdorimit të medias sociale për të përhapur urrejtje.

Revolucioni dixhital kontributoi në krijimin e gjigandëve teknologjikë rrugëtim i cili nisi në 1990-ën.


Së bashku me fuqinë financiare dhe kulturore ato janë bërë më të fuqishëm edhe së shumë shtete sovrane.

“Kur kemi vetëm një kompani që dominon dhe pa një alternativë ekziston rreziku i koncentrimit të internetit,” tha Lee për Reuters.

Përpara se të vendoset ndarja e tyre duhet të shohim nëse ka lojtarë të ri në treg të cilët mund tu cenojnë pushtetin vijoi Ai.

Apple, Microsoft, Amazon, Google dhe Facebook kanë një vlerë tregu prej 3.7 trilion dollarë, e barbartë me GDP-në e Gjermanisë. /PCWorld Albanian