Babai i dy fëmijëve të mbytur flet për tragjedinë, ankohet tek

E publikuar: 23/06/2016 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas tragjedisë në fshatin Kolovicë, ku humbën jetën dy fëmijë, ka folur edhe prindi i dy fëmijëve të vdekur, Muhamet Mramori. Ai citon fëmijët e tjerë, derisa tregon tragjedinë e sotme.

Ndërkohë të afërm të tjerë kanë thënë se ende nuk e kanë të qartë se si ka ndodhur ngjarja, derisa vetë Muhameti shprehet i indinjuar me institucionet për hapjen e asaj grope shumë afër shtëpisë së tyre.

“Spo dinë me kallxue qysh ka qenë rasti, edhe pse kanë qenë dy-tre fëmijë të tjerë. Një motër që ka qenë me ata ka shpëtuar.”

Sipas fëmijëve, qysh kanë kallxue, djali e ka kap kryt edhe ka ra në ujë ndërsa motra e tij ka shku me e shpëtu” , tregon babai i Florent dhe Florenta Mramorit, shkruan Express, transmeton Insajderi.

Florent dhe Florenta Mramori, 11 respektivisht 13 vjeçarë, humbën jetën sot në një gropë të mbushur me ujë në fshatin Kolovicë të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjes Mramori. /Insajderi.com