Avdijaj në formacionin e javës në Zvicër (Foto)

E publikuar: 20/11/2017 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albion Avdijaj ka qenë futbollisti kryesor i Grasshopperit në fundjavë.

Klubi i madh zviceran arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Thunit për tu ngritur në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit.

Pikërisht dy golat për Grasshopperin u shënuan nga ylli shqiptar i cili fillimisht realizoi në minutën e 74-të dhe 11 minuta më vonë për 2-0.

Me dy golat e shënuar ndaj Thunit, Avdijaj ka arritur të futet edhe në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Ka qenë e përditshmja zvicerane ‘Blick’, që ka bërë formacionin më të mirë të javës së 15-të ku Avdijaj ishte pjesë e tij.

Më së shumti futbollist në formacionin më të mirë kishte Young Boys katër sosh, ndërsa tre ishin nga Lugano.

Basel dhe Grasshopper u prezantuan me nga dy futbollistë në këtë formacion të javës. /Telegrafi/