Avdijaj dy gola të shpejtë, Kosova e pandalshme

E publikuar: 17/11/2018 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka shënuar edhe dy gola të shpejtë ndaj Maltës për ta çuar epërsinë në 0-4, transmeton Koha.net.

Ishte Donis Avdijaj që shënoi dy gola brenda dy minutave, 78 dhe 80, transmeton Koha.net.

Për golin e tij të parë asistoi Muriqi, derisa në të dytin Rashica.

Dy golat e tjerë i shënuan Muriqi e Kololli.

19:29
Kosova dyfishon epërsinë, shënon Kololli
Kosova ka shënuar edhe një gol në udhëtim te Malta, duke çuar rezultatin në 0-2.

Ishte Benjamin Kololli që shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 70, transmeton Koha.net.

Golin e parë e kishte shënuar Vedat Muriqi.

18:50
Kosova me epërsi mbyll pjesën e parë ndaj Maltës
Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Maltës dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova është në epërsi prej 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi, transmeton Koha.net.

Muriqi shënoi pas asistimit nga Rashica në minutën e 15.

18:19
Muriqi i jep epërsinë Kosovës ndaj Maltës
Kosova e ka nisur për mrekulli takimin e sotëm ndaj Maltës.

Sulmuesi Vedat Muriqi i dha epërsinë Kosovës duke shënuar në minutën e 15 pas asistimit nga Rashica, i cili rrëmbeu topin pas një gabimi në mbrojtjen e kundërshtarit, transmeton Koha.net.

Muriqi me lehtësi nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.

18:05
Nis takimi Maltë – Kosovë
Ka filluar ndeshja Maltë – Kosovë, e cila zhvillohet në Ligën e Kombeve.

Kosova është lidere e Ligës D në grupin e katërt. Kosova ka 8 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 6 pikë, kurse Ishujt Faroe kanë 4 pikë, ndërsa Malta e fundit me 2 pikë.

Kosova ka formacion më ofensivë 4-2-3-1, kurse Malta ka para një ndeshje me mbrojtje të fortë, me 5 lojtarë në vijën e mbrojtjes, 4 në mesfushë dhe vetëm 1 sulmues.