Avdi Pireva nga LDK: Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme

E publikuar: 09/09/2019 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga LDK, Avdi Pireva, ka thënë se ata do ta vazhdojnë projektin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar sipas planit të tyre dhe jo në Drenas siç është marrë vendim nga Qeveria Haradinaj.

“LDK do ta merr qeverinë këtë mandat dhe do ta vazhdojë projektin aty ku e ka lënë”.

“Stadiumi Kombëtar do të bëhet në Bërnicë të Poshtme. Në kuadër të stadiumit do të jetë edhe shtegu i atletikës. Ne e kemi programin e qartë. Është i bërë studimi i fizibilitetit”, ka thënë Pireva në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.

Pireva është shprehur kundër që Kombëtarja e Kosovës në futboll të keqpërdoret për qëllime politike.

“Asnjë kombëtare nuk përkrahet nëpër fushata, përveç nga Presidenti që është neutral. Është e papranueshme. Po ta përkrahësh kombëtaren është që t’i krijosh kushte, e jo të bëhen gara. Kjo nuk i bën nder as sportit as futbollit. Përkrahje do të ishte që ta nisej stadiumi aty ku e kemi lënë projektin.

Ka qenë lideri i PDK-së, Kadri Veseli që së fundmi ka xhiruar një klip me futbollistët e Kosovës.