Autoritetet Amerikane paralajmërojnë komunitetin kriptografik rreth skemave PAP

E publikuar: 22/04/2018 02:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Popullariteti në rritje i monedhave kriptografike është shndërruar në një shqetësim tashmë.

Veçanërisht shqetësuese konsiderohet situata me skemat “pump-and-dump.”

Kështu erdhi edhe reagimi nga Komisioni Amerikan i Tregtimit të Mallrave (CTFC) i cili kërkoi që konsumatorët të shmangin skema të tilla sidomos me monedhat e reja kriptografike.

Në botën e monedhave kriptografike, këto skema nuk janë asgjë e re. Në fakt ato janë shumë më të pranishme sesa shumë besojnë. Ata janë një formë mashtrimi financiar ku artificialisht fryhet vlera e aseteve me qëllim që të shiten me çmim të lartë përmes spekulimeve.

Sapo operatorët e skemës shesin asetet e tyre të mbivlerësuara, vlera e tyre bie ndjeshëm dhe investitorët humbasin para.

Një skemë PAP mund të konsiderohet edhe BitConnect. Ajo shkaktoi miliona dollarë humbje. Kryesisht u promovua në median sociale dhe Youtube dhe CTFC nuk dëshiron që të përsëritet i njëjti skenar.

Sipas Komisionit skemat PAP kryesisht shfaqen në median sociale por janë mjaft të përhapura edhe në kanalet online të komunikimit si në rastin e Telegram.

Shumica e përdoruesve nuk bëjnë kërkime për monedhat dhe projektet e reja kriptografike, kur në të vërtetë duhet. Përveç paralajmërimeve, CTFC nuk është në pozicionin e duhur për të marrë masa kundër tyre.

Përdoruesit duhet të bëjnë më shumë kërkim dhe CTFC i paralajmëroi. /PCWorld Albanian