Ausilio: Duhet të provojmë të fitojmë në çdo ndeshje, ky është mentaliteti i Interit

E publikuar: 16/10/2017 05:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Intrit, Piero Ausilio, dëshiron që skuadra e tij në fushë të luajë me agresivitet dhe intensitet të madh,.

Gjithashtu italiani nuk dëshiron t’i vendos limite objektivave pasi tani është vetëm fillimi dhe me këtë grup lojtarësh çdo gjë është e mundur.

“Është një shans për të vazhduar rrugën tonë, por derbi është një histori në vete dhe e ndarë nga sezoni. Ne kemi besim në një paraqitje të mirë dhe ky është një takim që duhet të luhet me agresivitet dhe intensitet”, ka thënë Ausilio për Mediaset Premium.

“Borja Valero është shumë i shkathtë dhe ka kualitete që na kanë munguar më parë, pra ai i ka shtuar skuadrës diçka që na ka munguar”.

Napoli fitoi 1-0 ndaj Romës dhe Juventusi humbie 2-1 ndaj Lazios dje (e shtunë), pra ky është një rast që nuk duhet lëshuar nga Interi.

“Nëse kjo do ishte situata në fund të sezonit ne do të ishim të kënaqur. Por, ne e dimë se duhet të vazhdojmë procesin e rritjes. Luciano Spalletti është specialist”.

“Është detyra jonë të fitojmë çdo ndeshje, mund të humbim apo të barazojmë në disa, por duhet të provojmë. Ky është mentaliteti i një klubi si Interi”, ka shtuar Ausilio. /Telegrafi/