Audi do të investojë 14 miliardë euro për makinat autonome

E publikuar: 05/12/2018 03:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Audi do të investojë 14 miliard euro në pesë vitet e ardhshme për teknologjitë transportit të së ardhmes, shërbimeve dixhitale dhe drejtimit autonom.


Këto investime të cilat do të vijojnë deri në 2023 shkojnë në drejtim të ndërtimit të fabrikave si dhe kërkim e hulumtim.

Shefi ekzekutiv i Audi America kishte thënë në 2015-ën se deri në 2025-ën ¼ e modeleve të Audi do të shndërrohen në elektrike.


Në Shtator kompania prezantoi SUV elektrik, e-tron. Në 2025-ën Audi do të shesë 20 modele të elekrifikuara ku 10 prej tyre janë plotësisht elektrike. /PCWorld Albanian