Atletico rivalizon skuadrat e mëdha italiane për Florenzin

E publikuar: 17/05/2018 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alessandro Florenzi ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Romën.

Mbrojtësi italian ka kontratë me klubin verdh e kuq deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Roma i ka ofruar kontratën e re por reprezentuesi italian po kërkon pagë më të lartë dhe negociatat tani për tani janë ndalur.

Këtë situatë mes romës dhe Florenzin po mundohen ta shfrytëzojnë skuadrat tjera të mëdha për ta transferuar mbrojtësin e djathtë.

Alessandro Florenzi. (Photo /Getty Images)

Interi, Juventusi dhe Milani janë tri skuadrat italiane që po e duan me çdo kusht transferimin e tij.

Por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid pasi po kërkon transferimin e italianit në La Liga.

Sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e Florenzin sillet rreth 30 milionë euro.

Edhe pse duket i vështirë largimi i tij nga Roma, ekipet e interesuara do të tentojnë transferimin e italianit. /Telegrafi/