Atletico nis me këmbë të mbarë sezonin e ri

E publikuar: 19/08/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Atletico Madrid ka nisur për së mbari sezonin e ri në La Ligë.

Ekipi i Diego Simeones fitoi 1 me 0 ndaj Getafes për të siguruar tri pikët e para të sezonit.

Alvaro Morata shënoi golin e fitores. Ai realizoi pas 23 minutash lojë, pas një asistimi nga i transferuari këtë verë, Kieran Trippier.

Molina i Getafes dhe Renan Lodi i Atleticos u larguan më herët nga fusha pas kartonëve të kuq në pjesën e parë.

Morata pati rast të dyfishonte epërsinë e madrilenëve në pjesën e dytë, por nuk u tregua i saktë nga gjuajtja e penaltisë.