Atletico nënshkruan me Kalinicin

E publikuar: 07/07/2018 06:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti kroat, Nikola Kalinic, pritet të transferohet në Spanjë.

Atletico Madrid dhe Nikola Kalinic janë marrë vesh për transferimin e futbollistit në Madrid.

Në këtë mënyrë, me blerjen e Kalinicit, hapen rrugët për ndryshime në tri skuadra. Kevin Gameiro i Atleticos do të kalojë te Valencia, e cila do ta shesë Simone Zazan te Milani.

Kaliniq ishte transferuar sezonin e shkuar nga Fiorentina te Milani për 29 milionë euro, por ka dështuar me paraqitjet e tij në San Siro, duke realizuar vetëm gjashtë gola.

Sulmuesi 30-vjeçar do të nënshkruajë për dy vite me Atleticon me pagë prej 3 milionë eurosh në vit./kp/