ATK mbyll pesë biznese që merren me shitjen e derivateve të naftës

E publikuar: 22/09/2017 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës, ka vazhduar me aksionin e saj tek bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës, të cilat nuk janë fiskalizuar. Gjatë këtij aksioni janë mbyllur 5 biznese të cilat merren me shitjen e derivateve, në Mitrovicë.

“Departamenti i Operacioneve – drejtorit rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës, me aktivitetet e shtuar në teren kanë arrit që afër 90% e bizneseve që merren me shitjen e derivateve të naftës të fiskalizohen, ndërsa te bizneset e pa fiskalizuar të ndërmarr masa ligjore, siç është mbyllja e aktivitetit të tyre deri në fiskalizimin final”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Infosot/