Asus krijon një kompjuter në madhësinë e një USB-je

E publikuar: 04/09/2015 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë eventit IFA të zhvilluar në Berlin, Asus prezantoi disa pajisje të reja. Pjesë e këtyre pajisjeve ishte edhe një kompjuter në madhësinë e një USB-je.

VivoStick është kompjuteri perfekt për ata që duan një kompjuter të vogël, portativ dhe jo shumë të shtrenjtë. Pajisja operon me versionin e plotë të Windows 10 dhe fuqizohet nga procesori Intel Atom Cherry Trail. Ju thjesht duhet ta vendosni atë tek një televizor ose monitor që ka portë HDMI, dhe mund ta përdorni si një kompjuter.

Kompjuteri mini është pajisur me dy porta USB 3.0 dhe një vend për kufje. Sa i përket lidhjes, pajisja përfshin Bluetooth 4.0 dhe 802.11n Wi-Fi. VivoStick ka gjithashtu 2GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Kompjuteri kushton vetëm 129 dollarë./krokodili/