Askush si Juventusi, e vetmja skuadër në Evropë pa humbje në kampionat

E publikuar: 04/02/2019 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse barazoi me Parman në shtëpi 3-3, Juventusi është lider në Serie A dhe ende pa humbje.

Zonja e Vjetër ka marr nga 22 ndeshje plotë 19 fitore dhe tri barazime, duke qenë lider me 60 pikë.

Pas tyre është Napoli me 51 pikë, nëntë më pak se Juve.

Edhe në katër kampionatet tjera më të forta liderët kanë pësuar humbje.

I fundit ishte PSG që pësoi si mysafir i Lyon me rezultat 2-1. Humbja e parë për sheikët pas 21 xhirosh.

Edhe në Angli lider është Liverpooli që ka vetëm një humbje, atë ng Manchester City.

Në Gjermani, Borussia Dortmund ka marr një humbje deri më tani.

Sa i përket La Ligas, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë nga dy humbje. /Telegrafi/