Asetet e Armos në ankand

E publikuar: 10/02/2016 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

26 asete të kompanisë “Armo” janë nxjerrë në ankand si pasojë e kredive të pashlyera.

Mes tyre është edhe Uzina e Përpunimit të Naftës dhe një linjë teknologjike. Një shoqëri private përmbarimore i kishte vendosur prej kohësh këto asete nën sekuestrim.

Kompania Armo ka 60 milionë euro borxhe.

Pjesa më e madhe e këtyre borxheve janë detyrime të pashlyera ndaj tatimeve dhe doganave.