Asamblisti i AAK-së ftohet nga Specialja

E publikuar: 11/12/2019 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtari i UÇK-së, njëherësh asamblist i AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Alush Shala është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Shala përmes një njoftimi në Facebook.

Shala ka thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga dhomat e specializuar në Hagë dhe se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, përcjell lajmi.net.

“I dashur populli i Kosovës të respektuar bashkëluftëtar, ju njoftoj se para pak qestesh pranova ftesën si dëshmitar nga dhomat e specializuar në Hagë. Natyrisht që do i përgjigjëm pozitivisht kësaj ftese, edhe pse është e pa drejt. Rroftë UÇK-ja, lavdi Dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Shala në njoftimin e tij për publikun.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme edhe një tjetër ish-luftëtarë tjetër nga Prizreni, Zafir Berisha, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.