Arsenali ofron 40 mln për Dybala

E publikuar: 23/03/2015 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e “Topçinjve” kanë planifikuar një takim me homologët e skuadrës siçiliane.

Arsenal ngjitet në pole position në garën për transferimin e talentit të Palermos, Paulo Dybala. Zyrtarët e “Topçinjve” kanë planifikuar një takim me homologët e skuadrës siçiliane edhe pse mediat italiane kanë zbuluar dëshirën e sulmuesit që është skuadra e Juventusit. Lajmin e bën të ditur portali “Metro” sipas të cilit, klubi londinez është gati të paguajë rreth 40 milionë Euro për të siguruar shërbimet e talentit që shpërtheu këtë sezon në Serie A.

Wenger e shikon 20-vjeçarin si lojtarin ideal për skemat e tij, prandaj kërkon që shoqëria të lëvizë me shpejtësi për të djegur konkurrencën e klubeve të mëdha europiane që kanë shfaqur interes por ende nuk janë ofruar për t’u ulur në një tavolinë me presidentin Zamparini. Dybala ka shënuar 12 gola në 27 ndeshje dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit botëror. Argjentinasi u transferua te Palermo në vitin 2012 pasi e nisi karrierën në radhët e Institutos.