Arsenal kërkon shërbimet e Benatias

E publikuar: 07/11/2018 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali po ringjall interesin që e kishin gjatë verës në mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia.

Vetëm këtë javë, reprezentuesi i Marokut deklaroi se mund të detyrohet të largohet nga italianët në janar për shkak të mungesës së mundësive për të luajtur.

TMW thotë se klubi londinez po kërkon shërbimet e shtatgjatit, të cilin u përpoq ta transferonte gjatë afatit kalimtar të fundit.

Benatia (Getty Images)

Manchester United gjithashtu është i interesuar, raportoi gjatë javës së kaluar revista italiane “La Stampa”.

“E di se me pesë mbrojtës qendror të kualitetit të lartë, është e vështirë të gjesh një vend. Nuk është mirë të luaj kohë pas kohe, do të doja të isha në fushë së paku një herë në javë, sepse ndryshe nuk kam vazhdimësi dhe nuk mund të jap më të mirën nga vetja ime”.

“Jam në dispozicion dhe nuk dua të largohem. Në janar, do të shohim se ku jam dhe nëse (Massimiliano) Allegri ende më dëshiron”, tha futbollistit.

Ndryshe, Benatia deri më tani ka luajtur në 28 raste dhe ka shënuar dy gola për Juven. /Telegrafi/