Arrin në mbi 2.000 numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë

E publikuar: 20/06/2020 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të shtunën 75 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2,073.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga sëmundja Covid-19 janë shëruar edhe 38 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 1,018.

Ndërkaq, 35 pacientë kanë vdekur që prej se rastet e para me koronavirus u regjistruan në Kosovë më 13 mars.