Arrin në 24 numri i të infektuarve në Postë(VIDEO)

E publikuar: 16/06/2020 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e zyrave në Postën e Kosovës janë të zbrazëta.

Vetëm një pjesë e vogël e stafit, të martën po koordinon punët.

Shkak për mungesën e personelit është dyfishimi i numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë institucion, njofton Klan Kosova.

E ata që tashmë e kaluan testin për Covid-19, e dolën negativ, thonë se në ethe i pritën rezultatet.