Arrestohet Princi Saudit i dhënë pas teknologjisë, Alwaleeed bin Talal

E publikuar: 07/11/2017 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lëvizje e cila shokoi botën e biznesit, mbrëmjen e kaluar autoritetet e Arabisë Saudite arrestuan të paktën 11 princa përfshirë investitorin miliarder të shquar Princin Alwaleed bin Talal si pjesë e një hetimi ndaj korrupsionit.

Princi kontrollon firmën investuese Kingdom Holding dhe është një prej njerëzve më të pasur në botë.

Kompania që ai zotëron ka investuar 300 milion dollar në Twitter në 2011-ën, dy vite përpara se kompania të dilte publikisht. Në 2015-ën investoi edhe 50 milion të tjera dhe aktualisht është një prej investitorëve më të mëdhenj të kompanisë.

Në 2013-ën ai bleu 2.5% të aksioneve të distributori Kinez JD.com. Vitin e kaluar Alwaleed bleu aksione në rivalin numër një të Uber, Lyft.

Ai kishte pasur takime edhe me CEO e Snap Evan Spiegel për  një investim të mundshëm edhe pse nuk ishte arritur një akord.

Investimet e tij në botën e tkenologjisë filluan në vitet 90 dhe që atëherë ai zotëron aksione në Apple dhe eBay për mese 15 vite.

Arrestimi i tij është më shumë një lëvizje e Princit Mohamed Bin Salman, pretendentit kryesor për fronin Saudit, për të konsoliduar pushtetin.

Mbetet e paqartë nëse princi i preferuar i Mbretit Salman do të shfrytëzojë autoritetin e tij dhe komitetit anti korrupsion të sapo formuar për të konfiskuar asetet e Alwaleed të cilat vlejnë afro 32 miliard dollar. /CIO Albanian