Arrestohet për fajde një person në Deçan

E publikuar: 11/08/2020 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Deçan është arrestuar gjatë së hënës.

Ai u arrestuar pasi që kishte dhënë para me fajde.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari për dhënie të fajdeve është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte dhënën para me fajde viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.