Arrestohet pasi kërcënon me vrasje një person

E publikuar: 01/03/2017 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone, ka kërkuar nga viktima një shumë të parave, duke e kanosur me vrasje nëse nuk ia ofron.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.