Arrestohet një zyrtar komunal në Gjilan, kërkoi 2 mijë euro ryshfet për një shpronësim

E publikuar: 23/06/2018 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkim Bunjaku zyrtar i tatimit në pronë është prangosur nga policia nën dyshimin e veprës penale “marrje ryshfeti” ka konfirmuar për rajonipress Arben Kadriu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Bashkim Bunjaku sipas prokurorit Arben Kadriu ka kërkuar nga një qytetar 2000 euro për t`i kryer një punë. “Janë përdorur masat e fshehta nga policia dhe ky zyrtar tashmë ka përfunduar në burg dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh” tha Kadriu./rajonipress/