Arrestohet një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

E publikuar: 16/04/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

2019 rreth orës 09:20 pas një pune intensivë, mirë të organizuar dhe informatave të marra përmes rrugëve operative, nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan është arrestuar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me   (1989) i cili me 15 prill 2019, dyshohet se  ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” në fshatin Doberqan  komuna Gjilan, i cili duke përdorur  mjete te forta ka hapur dritaren  ku dhe  ka depërtuar  brenda ne lokal dhe nga aty ka vjedhur 6 – copa  TV Plazma-BEKO ,1-DVR i kamerave si dhe 30 euro para të metalta.  Në shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur sendet e vjedhura ku dhe janë konfiskuar nga ana e policisë së Kosovës dhe të njëjtat do ti kthehen pronarit legjitim . I dyshuari është  intervistuar ne prezencë te avokatit dhe se me vendim te prokurorit ndalohet për 48 orë./Infosot/