Arrestohet një mjek i Spitalit Rajonal të Ferizajt

E publikuar: 25/03/2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I.V i lindur më 1967 me pozitë mjek kirurg, është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për marrje ryshfeti.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore, në rajonin e Ferizajt kanë kryer kontroll në spitalin rajonal të Ferizajt si dhe janë bastisur lokacionet e personit të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale, marrje e ryshfetit, keqpërdorim i detyrës zyrtare, ushtrim i ndikimit, mbajtje në pronësi kontroll posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Bastisja e policisë është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, Departamenti për Krime të Rënda.

Në cilësinë e provave te i dyshuari janë gjetur dy revole me gaz, një granatë dore, 12 mijë euro, dokumentacione dhe pajisje elektronike. /lajmi.net/