Arrestohet edhe Ismajl Kurteshi

E publikuar: 30/11/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismajl Kurteshi është arrestuar. Atë disa minuta më parë e kanë nxjerrë jashtë ndërtesës së Kuvendit dy policë me rroba civile.

Ky deputet kishte ndezur gazin lotsjellës gjatë seancës së paradites. Pak më herët ishte arrestuar edhe Haxhi Shala.