Arrestohet e më pas lirohet i dyshuari pasi sulmoi policin në Prishtinë

E publikuar: 17/08/2019 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia njofton se mbrëmë një person ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në detyrë zyrtare.

Nga raporti 24-orësh i Policisë i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B, në Prishtinë rreth orës 22:00.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.